LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së: Besojmë që do të arrihet koalicioni me LVV-në, pozita e kryeparlamentarit nuk është pengesë

Deputeti i LDK-së: Besojmë që do të arrihet koalicioni me LVV-në, pozita e kryeparlamentarit nuk është pengesë

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli është shprehur optimist se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të arrihet, por thotë se kjo bëhet vetëm me balancim të ndarjes së pushteteve.

Pas takimit me ish-shefin e OSBE, William Walker, Avdyli tha se pozita e kryeparlamentarit për LDK nuk është pengesë, pasi mund të gjenden formula të tjera.


“Nënkryetarja Vjosa Osmani e informoi për angazhimin e LDK-së që sa më shpejt të ndodhë koalicioni i cili është votuar nga shumica e qytetarëve. Besojmë shumë që ky koalicion do të ndodhë. E kuptojmë frustrimin e qytetarëve për vonesat, për këto janë diskutimet që ndodhin edhe në shtetet demokratike. Përfundimi i këtij koalicioni do të jetë në të mirë të qytetarëve. Ku do të ketë balancimi i pushteteve”, tha ai.

Avdyli e pranoi se diskutimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë në fazën përfundimtare dhe se kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar.

“Diskutimet tani janë ka fundi, janë shterur të gjitha kanë mbetur disa detaje të vogla që do të sqarohen…ne po kërkojmë edhe si deputet të ndodhë koalicioni për format dhe mënyrat është detyrë e atyre që janë të autorizuar”, u shpreh deputeti i zgjedhur i LDK.

Sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, Avdyli tha zgjedhja e Glauk Konjufcës nuk është pengesë drejt arritjes së koalicionit pasi mund të gjenden formula të tjera.

“Nuk e besoj që ajo është pengesë, ka formula të tjera që janë pjesë e diskutimeve. Jam shumë optimist se do të gjendet formula e duhur për katër vite ku edhe LDK do të ishte komode”, përfundoi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori