LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Berisha me kritika ndaj Qeverisë: Jemi çoroditë, nuk po na kuptojnë as aleatët ndërkombëtarë

Deputeti Berisha me kritika ndaj Qeverisë: Jemi çoroditë, nuk po na kuptojnë as aleatët ndërkombëtarë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Bekë Berisha ka bërë disa kritika në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe raportet e saj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione nga ata që kanë ndihmuar në shtet-krijim.


Në intervistën për Telegrafin, Berisha gjithashtu paralajmëron se pasojat e situatës politikes aktuale mund të jenë të rënda për brezat e ardhshëm dhe, sipas tij, vetëm armiku fiton nga këto përçarje.

“Qeveria e tanishme i ka prishur raportet me SHBA-në, dhe tashmë jemi në sanksione prej atyre që na kanë bërë shtet. T’u u thirr në sovranitet, jemi bërë problem i sigurisë, jemi ‘çoroditë’ si popull. Më nuk po munden me na kuptu as aleatët ndërkombëtar se çfarë po duam. Për ego të njerëzve janë krijuar shumë probleme këtu. Fatkeqësisht ka shumë budallaki. Nerëzit kanë ego të mëdha me marrë pozicionin, pastaj kur marrin pozicionin ngulin këmbët, dhe nuk e dinë, se çfarë të bëjnë me vendin”, tha mes tjerash ai.

Lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, Berisha: Në Serbi ka kriminelë që duan luftë dhe të zbatojnë planet e Rusisë
Lexo po ashtu Lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, Berisha: Në Serbi ka kriminelë që duan luftë dhe të zbatojnë planet e Rusisë

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria ka një mbështetje të madhe nga populli, por kjo mbështetje, sipas Berishës, nuk vjen si rezultat i ndonjë programi të mirëfilltë qeverisës, por si rezultat i “nervozës, manipulimit dhe mashtrimit të madh”.

Berisha e mbyll deklaratën e tij me një thirrje për zgjim dhe veprim të përbashkët për të mbrojtur dhe forcuar shtetin që është fituar me sakrifica dhe rezistencë për qindra vjet.

“Kemi ushtrinë ne Facebook. Edhe ata ta japin përshtypjen sikurse Kosova po dëshiron me marrë deri në Nish. Aty nuk ka asgjë. Njerëzit e përkrahin një kryeministër që nuk ka dashtë të bëjë negociata, dhe tash e ka pranuar ‘Zajedenicen’. Dhe kjo është ‘çoroditje’.  Na kemi nevojë me u ulë edhe me pa ku kemi ardhur. Me kuptu sa është dëmtuar vendi. Çdo ditë ndodhin gjëra të çuditshme. Nuk janë krejt të shërbimeve të huaja. Ka plot dëme që po ia bëjmë vendit. Qeveria ka 51% të besimit të popullit, siç duket këtë besim nuk e ka marrë për ndonjë program, por për shkak të nervozes dhe manipulimit dhe mashtrimit të madh. Njerëzit ende e përkrahin qeverinë edhe pse nuk ka bërë asgjë”, u shpreh ai.

Në fund të intervistë, Berisha u shpreh se vetëm armiqtë përfitojnë nga përçarja që po ndodh mes popullit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori