LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e OBRM-PDUKM-së: Të gjithë do të votojmë kundër ndryshimeve kushtetuese (Video)

Deputetët e OBRM-PDUKM-së: Të gjithë do të votojmë kundër ndryshimeve kushtetuese (Video)

Deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së, pas takimit me kryetari e partisë Hristijan Mickoski në Kuvend, u mblodhën në një nga restorantet afër lumit Vardar. Deputetja Vesna Pemova, në një deklaratë për “a1on” thotë se të gjithë deputetët e OBRM-PDUKM-së do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese që parashihen në marrëveshjen e Greqisë

“Të gjithë do të votojmë kundër. Të bashkuar jemi si asnjëherë më parë:, deklaroi deputetja Pemova.


Deputetja Ane Leshkoska konfirmoi se padite kanë pasur takim me Mickoskin dhe e njëjta tha se është në koordinim të rregullt. Ajo refuzoi të zbulojë se çfarë është biseduar. Jo zyrtarisht, qëndrimi që kryetarit të partisë e ka ndarë me deputetët është se dëshiron të kërkojë qeveri teknike e cila do të funksionojë një vit për bisedime të reja me Greqinë. Leshkoska, refuzoi të konfirmojë, po nuk mohon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të informoheni, mbledhja e Komitetit Ekzekutiv është sonte, nuk dimë se për çfarë do të bisedohet”, tha Leshkoska duke u përgjigjur në pyetjen se a do të kishte pranuar OBRM-PDUKM-ja zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputetja Bllagica Lasovska gjithashtu nuk dëshironte të zbulojë për çfarë kanë biseduar me kryetarin e partisë, ndërsa për unitetin e kolegëve nga radhë e OBRM-PDUKM-së, tha “Absolutisht, askush nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese”.

Mes të pranishmëve ishin deputetet Zhaklina Peshevska, Vesna Damçevska-Ilievska, Nevanka Stamenkovska dhe të tjerë. Sonte, OBRM-PDUKM-ja ka mbledhje me Komitetin Ekzekutiv të partisë, ku do të bisedohet si opozita do të veprojë në raport me ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori