LAJMI I FUNDIT:

Deponia “Rusino” do të menaxhohet nga ndërmarrja e Pollogut

Deponia “Rusino” do të menaxhohet nga ndërmarrja e Pollogut

Sipas Fatmir Saitit, drejtor i Qendrës së Pollogut, ndërmarrja që do të krijohet në Pollog, do të jetë përgjegjëse për të menaxhuar edhe deponinë Rusino, po ashtu është paraparë që të ndërtohet edhe një transfer stacion në Tetovë që do të jetë në shërbim edhe për komunat tjera.

Arsyeja e krijimit të një ndërmarrje publike për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pollogut është që njëkohësisht të zgjidhet edhe problemi i deponisë rajonale. Kështu vlerëson Blerim Sjediu, kryetar i Komunës së Zhelinës, lidhur me idenë që të gjithë komunat e Pollogut të kenë një ndërmarrje që do të menaxhojë me mbeturinat.

“Kjo ka qenë një miratim edhe i krejt kryetarëve të komunave që jemi në Pollog, kemi shqyrtuar këtë problemtikë, kemi biseduar, arsyeja kryesore se pse ne vendosëm për këtë hap ishte që të zgjidhim njëherë problemin me deponinë Rusino, sepse ne si komuna përballemi me këtë problem. Pastaj ne si komuna, normalisht kemi edhe probleme tjera. Në këtë drejtim, na kanë përkrahur Qendra e Pollogut, Ministria e ambientit, mendojmë se jemi në rrugë të mirë që të funksionalizohet kjo ndërmarrje dhe të fillojmë me punë”, tha Sejdiu.

Në ndërkohë, nga Qendra e Pollogut janë shprehur se një nga kushtet për realizimin e idesë së një ndërmarrje ka qenë që të rregullohet rruga për në Rusino. “Njëra fazë e asfaltimit është kryer, pra është asfaltuar rruga në gjatësi prej 2 kilometra e gjysmë, po aq kanë ngelur deri tek deponia. Vitin që vjen shpresojmë ta përfundojmë tërësisht dhe paralelisht është në tenderim e sipër që të kemi një qasje alternative deri tek kjo deponi. Dokumentacioni teknik është përgatitur, pra që të kemi një rrugë për në Rusino nga magjistralja Gostivar – Kërçovë. Me këtë dëshirojmë të krijojmë kushte që edhe komunat e rajonit jug-perëndimor të hedhin mbeturina, por kjo ngel për një fazë të mëvonshme”, tha Fatmir Saiti, drejtor i Qendrës së Pollogut.

Megjithatë, sa i përket grantit nga Zvicra, e cila ka ndarë 7 milion franga për rregullimin e deponisë Rusino, nga Qendra e Pollogut thonë se vitin e ardhshëm do të ketë edhe punë konkrete. “Sa i përket grantit që komunat kanë nënshkruar me Ambasadën e Zvicrës, mund të them se janë kryer disa aktivitete, ndërsa vitin e ardhshëm do të punohet në vendosjen e drenazhit për sanimin e ujërave të zeza që të mos arrijnë deri tek ujërat nëntokësor në atë rajon, sepse është problem i rëndë dhe paraqet bombë ekologjike. Besoj se në muajin mars do të fillojnë punimet”, tha Saiti.

Sipas tij, ndërmarrja që do të krijohet në Pollog, do të jetë përgjegjëse për të menaxhuar edhe deponinë Rusino, po ashtu është paraparë që të ndërtohet edhe një transfer stacion në Tetovë që do të jetë në shërbim edhe për komunat tjera. Në ndërkohë, pritet që krahas dakordimit të kryetarëve të komunave, po ashtu edhe këshillat e komunave të Pollogut, të sjellin vendime për themelimin e një ndërmarrje. Iniciativa që komunat e Pollogut të kenë një ndërmarrje publike për menaxhim me mbeturinat ka qenë rekomandim i ekspertëve dhe Ambasadës së Zvicrës, të cilët financojnë adoptimin e deponisë rajonale në Rusino.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori