LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder zbulon listën me pesë boksierët që mund të përballet pas mosmarrëveshjes me Tyson Fury rreth trilogjisë

Deontay Wilder zbulon listën me pesë boksierët që mund të përballet pas mosmarrëveshjes me Tyson Fury rreth trilogjisë

Deontay Wilder ka zbuluar se Dillian Whyte dhe Andy Ruiz Jr janë ndër kundërshtarët e mundshëm me të cilët ai mund të përballet mes mosmarrëveshjes së tij të vazhdueshme me anglezin Tyson Fury.

Ylli 35-vjeçar amerikan humbi titullin e WBC në peshat e rënda nga rivali i ashpër Fury në ndeshjen e tyre të shkurtit në Las Vegas.


Dhe Wilder konfirmoi se ai do të shkaktonte klauzolën e tij të revanshit për të vendosur një luftë të tretë me ‘King Gypsy’.

Tyson Fury e do përballjen me Anthony Joshuan - refuzon trilogjinë me Deontay Wilderin
Lexo po ashtu Tyson Fury e do përballjen me Anthony Joshuan - refuzon trilogjinë me Deontay Wilderin

Por, Fury, 32 vjeç, thuhet se ka refuzuar një gjë të tillë për dhjetorin e këtij viti, duke thënë se do të kthehet në ring vetëm në vitin 2021.

Wilder ka shpërthyer ndaj britanikut për mosrespektimin e detyrimeve të tij kontraktuale dhe madje e akuzoi atë për mashtrim në pretendime të pabazuara.

Kur u pyet për një kundërshtar të mundshëm të ardhshëm, ‘Bomberi i Bronztë’ nuk hezitoi t’i përmend pesë emrat e mundshëm.

Wilder i reagon Furyt: Ta kam ndryshuar jetën, bëhu burrë dhe respektoje marrëveshjen për rimeç
Lexo po ashtu Wilder i reagon Furyt: Ta kam ndryshuar jetën, bëhu burrë dhe respektoje marrëveshjen për rimeç

“Realisht, Dillian Whyte do të ishte në listë, Andy Ruiz Jr do të ishte gjithashtu në listë, Robert Helenius, Joseph Parker”.

“Oleksandr Usyk, do të më pëlqente për një luftë, sepse ai më ftoi. Ka shumë djem në listë. Kur bie ai telefon thjesht pranoni rastin”, ka thënë Wilder. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori