LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder e kërkon mundësinë e përballjes me Anthony Joshuan

Deontay Wilder e kërkon mundësinë e përballjes me Anthony Joshuan

Deontay Wilder po shikon të përballet me Anthony Joshuan, por së pari duhet të operojë dorën e thyer që pësoi në humbjen e tij ndaj Tyson Fury.

Bronze Bomber u nokautua brutalisht nga Fury në raundin e 11-të të trilogjisë, pasi të dy boksierët rrëzuan njëri -tjetrin dy herë në një ndeshje epike në Las Vegas.


Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC u gjakos nga përplasja dhe u dërgua në spital si masë paraprake, dhe më vonë u konfirmua se ai kishte thyer dorën e djathtë.

Wilder suspendohet për gjashtë muaj nga çdo aktivitet i boksit, Fury shpëton më lehtë
Lexo po ashtu Wilder suspendohet për gjashtë muaj nga çdo aktivitet i boksit, Fury shpëton më lehtë

Menaxheri i tij, Shelly Finkel ka thënë se do të operohet javën e ardhshme – dhe pas kësaj do të synojë një luftë me Joshuan vitin e ardhshëm.

“Deontay theu dorën dhe ai duhet të futet në operacion javën e ardhshme”, ka deklaruar ai, cituar nga The Sun.

Pamjet tregojnë se Wilder ishte fajtor se përse gjyqtari kishte një numërim të stërzgjatur në rrëzimin e Furyt
Lexo po ashtu Pamjet tregojnë se Wilder ishte fajtor se përse gjyqtari kishte një numërim të stërzgjatur në rrëzimin e Furyt

“Ai duhet të operohet, nyja e dorës është në rregull, është kocka pas nyjës që u thye. Ai është i lënduar, por ishte mirë. Ai ishte dje në shtëpi”.

“Është duke u shëruar dhe në këtë pikë, nëse gjithçka është në rregull, pas operacionit të dorës ai me siguri do të shikojë të hyjë në ring në mes të vitit të ardhshëm, si në prill ose maj”.

Tifozët reagojnë ndaj klipit të ‘çmendur’, duke treguar se çfarë i bëri grushti i Deontay Wilder trupit të Tyson Fury
Lexo po ashtu Tifozët reagojnë ndaj klipit të ‘çmendur’, duke treguar se çfarë i bëri grushti i Deontay Wilder trupit të Tyson Fury

Humbja e Wilderit në orët e para të mëngjesit të së dielës ishte vetëm e dyta në karrierën e tij, me humbjen e tij të vetme tjetër kur Fury mori rripin e tij WBC në ndeshjen e tyre të mëparshme në 2020.

Ndërsa, në vitin 2018, dyshja ishin ndarë në një barazim, edhe pse kishte shume mendime kontroverse në lidhje me atë vendim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori