Deontay Wilder nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet të boksit, madje as nuk mund të stërvitet shkaku i lëndimeve që ka pësuar në trilogjinë me Tyson Furyn.

Bronze Bomber u rrëzua në raundin e tretë, derisa në të 11-in u nokautua nga Gypsy King, për të humbur përfundimisht titullin WBC në peshat e rënda.

Wilder lirohet nga spitali, pas lëndimeve që pësoi nga Fury Wilder lirohet nga spitali, pas lëndimeve që pësoi nga Fury

Fury po ashtu u rrëzua dy herë brenda raundit të katërt, mirëpo mrekullisht arriti të ngritej sërish në këmbë për ta mbyllur me sukses meçin.

Komisioni i Atletikës në Nevdad, ka bërë të ditur se Wilder do të jetë i suspenduar për gjashtë muaj, në mënyrë që të rikuperohet nga lëndimet e pësuara.

Goditja ‘monstruoze’ e Furyt në Wilderin u dëgjua edhe në transmetim direkt Goditja ‘monstruoze’ e Furyt në Wilderin u dëgjua edhe në transmetim direkt

Në anën tjetër, Fury do të jetë jashtë ringut për 45 ditë, pasi po ashtu ka pësuar lëndime, mirëpo jo aq serioze sa amerikani.

Është hera e parë që Wilder pëson humbje të njëpasnjëshme, pas 43 luftërave që ka zhvilluar në karrierën e tij. /Telegrafi/