LAJMI I FUNDIT:

Denis Gafuri dhe Driton Kuka në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” flasin për sfidat e ndërtimit të kampionëve botërorë dhe olimpikë

Denis Gafuri dhe Driton Kuka në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” flasin për sfidat e ndërtimit të kampionëve botërorë dhe olimpikë

Denis Gafuri në episodin e fundit të emisionit“Suksesi është qëllimi yt” ka pasur të ftuar ambasadorin e vërtetë, i cili ka bërë që Kosova të njihet në gjithë botën me rezultate të jashtëzakonshme, nga performanca e studentëve tij në Judo, trajnerin Driton Kuka.

Trajneri Driton Kuka është njeriu që ndërtoi: Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.


Disa nga temat që trajtohen në këtë emision, janë:

– Ndarja e eksperiencave në sportin e Judos;
– Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të jetë i suksesshëm?;
– Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;
– Mentorimin e tij;
– Ndërtimi i tij personal;
– Mendësia dhe aftësia e fëmijëve të Kosovës, në krahasim me fëmijët e vendeve tjera të botës.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë më poshtë.