LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet baneri i Vetëvendosjes në Rahovec (Foto)

Dëmtohet baneri i Vetëvendosjes në Rahovec (Foto)

Është dëmtuar baneri kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, me inovacionin e leximit të programit me QR Code.

Dëmtimi i banerit kryesor ka ndodhur të premten gjatë natës, ku është gisur pjesa ku është foto e kandidatit për kryetar të Komunës së Rahovecit, Visar Korenica.

Nuk dihen autorët e këtij akti vandal, dhe ende nuk ka ndonjë reagim nga subjektet politike. Por, ky është indikacioni më i freskët për ashpërsimin e gjuhës vetëm një javë para zgjedhjeve lokale, ku gara është tejet e paqartë mes tre kandidatëve për kryetar: Idriz Vehapit (PDK), Visar Korenica (VV) dhe Smajl Latifi (AAK).