LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit mbushën sërish rrugët e Hong Kongut dhe valëvitën flamurin amerikan

Demonstruesit mbushën sërish rrugët e Hong Kongut dhe valëvitën flamurin amerikan

Qindra aktivistë të vjetër iu janë bashkuar demonstruesve të rinj, për një tubim uniteti në Hong Kong, të bindur se lëvizja që e zhvilluan për disa muaj nuk do të zbehet, derisa të ketë demokraci më të madhe në këtë territor kinez.

Tubimi i ditës së djeshme, ishte në mesin e shumë tubimeve paqësore që u zhvilluan gjatë këtë jave, pas fitores së partisë pro demokratike në zgjedhjet e fundit dhe përkrahjes së kauzës së tyre nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


“Qeveria dëshiron që ne të largohemi dhe të mos i mbështetim demonstruesit e rinj, por ne do të vazhdojmë të jemi në krye të turmës. Nganjëherë veprimet e demonstruesve nuk janë të mira, por as vendimet e qeverisë nuk është se na pëlqejnë aq shumë”, ka thënë Tam Këok, një nga organizatorët e këtij tubimi.

Në demonstratën e fundit, pjesëmarrësit valëvitën flamurin amerikan si dhe falënderuan presidentin Donald Trumb, që po i mbështet ata dhe kërkuan që të kenë ndihmë edhe më të madhe në të ardhmen.

Janë bërë gjashtë muaj që kur kanë filluar këto demonstrata në Hong Kong, ku është bllokuar trafiku dhe janë thyer xhamat e lokaleve të mbështetësve të qeverisë kineze, derisa polica është përpjekje t’i ndalojë në forma të ndryshme. /Telegrafi/