LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj shënon, Luzerni triumfon në shtëpinë e kampionit

Demhasaj shënon, Luzerni triumfon në shtëpinë e kampionit

Luzerni ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Young Boysi me rezultat 2-3.

E ndër më meritorët për këtë fitore të skuadrës bardh e kaltër ka qenë sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj.


Rastin për të luajtur nga minuta e parë e ka shfrytëzuar për mrekulli Demhasaj, i cili ka shënuar golin e parë në ndeshje.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Ishte minuta e 16-të e ndeshjes, kur pasi pranoi një top në zonë nga Schurpf, Demhasaj realizoi për 0-1.

Deçanasi qëndroi në fushë për 57 minuta, ndërsa goli ndaj Young Boysit ishte i dyti këtë kampionat në tetë ndeshje.

Për Luzernin titullar në këtë sfidë ishte edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca që luajti gjatë 90 minutave.

Pas kësaj fitore, Luzerni ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/