LAJMI I FUNDIT:

Dembele bën një krahasim banal mes PSG-së dhe Barcelonës: Janë të njëjta

Dembele bën një krahasim banal mes PSG-së dhe Barcelonës: Janë të njëjta

Ousmane Dembele u largua nga Barcelona në verën e vitit 2023 për tu rikthyer në Ligue 1 ku ka nënshkruar me Paris Saint Germain.

Sulmuesi anësorë francez ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka thënë se PSG është një klub po aq i madh sa Barcelona.


“Barcelona është një klub shumë i madh, ne e dimë këtë”, tha fillimisht sulmuesi francez.

“Por PSG është gjithashtu një klub i madh, unë e shoh atë brenda dhe jashtë fushës. Kur shkoni në qytet, ju njiheni menjëherë”.

Dembele shpjegon vendimin për t'u larguar nga Barcelona
Lexo po ashtu Dembele shpjegon vendimin për t'u larguar nga Barcelona

“Sinqerisht, përveç motit, për mua nuk ka ndonjë ndryshim të madh. E njëjta gjë për stadiumin: Camp Nou është i madh dhe plot histori. Por në Parc des Princes, atmosfera e jashtëzakonshme, në çdo ndeshje, publiku na mbështet”, tha Dembele.

Krahasimi i Dembeles është i kuptueshëm pasi aktualisht është në kontratë me kampionin francez, megjithatë, historikisht ka një dallim të qartë mes të dy klubeve.

PSG reagon pasi katër futbollistët e tyre janë suspenduar për thirrjet homofobike
Lexo po ashtu PSG reagon pasi katër futbollistët e tyre janë suspenduar për thirrjet homofobike

Barça është një nga klubet më të trofeshme në Evropë me 14 tituj evropianë, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve, për dallim nga PSG që nuk e ka fituar asnjëherë trofeun më të vlefshëm evropian për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori