LAJMI I FUNDIT:

Dembele shpjegon vendimin për t’u larguar nga Barcelona

Dembele shpjegon vendimin për t’u larguar nga Barcelona

Ousmane Dembele u transferua gjatë verës nga Barcelona te Paris Saint-Germain, ndërsa vetëm tani ka treguar arsyen e lëvizjes së tij.

Ylli francez u largua nga Barcelona te PSG për 50 milionë euro në verë, duke qenë një nga befasitë më të mëdha të afatit kalimtar.


Megjithatë, largimi i tij nga Camp Nou mbeti një enigmë deri tani kur vet lojtari ka zbuluar arsyen.

Çfarë po ndodh, Barcelona fshin postimin ku falënderoi lojtarin dhe lajmëroi detajet e transferimit të Dembeles te PSG
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh, Barcelona fshin postimin ku falënderoi lojtarin dhe lajmëroi detajet e transferimit të Dembeles te PSG

“Në të vërtetë, thashë se do të qëndroja në Barcelonë verën e kaluar, por pasi mbajta kontakte me PSG-në, e binda veten se duhet të largohesha”,

“Kam nënshkruar për PSG-në sepse është një klub francez dhe më pëlqen”, ka thënë Dembele për L’Equipe.

Më parë, francezi shpjegoi se kishte biseduar me Luis Enrique, i cili e kishte bindur të bashkohej me parisienët. Ish-trajneri i Barcelonës duket se është një fans i madh i 26-vjeçarit, pavarësisht se nuk ka gola.

Dembele ende nuk ka shënuar asnjë gol për PSG-në pasi luajti në 13 paraqitje për skuadrën e Ligue 1. Megjithatë, ai ka bërë tashmë 3 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori