Në fundjavë zhvillohet xhiro e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku janë deleguar edhe gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet.

Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.


Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Meriton Berisha. Në VAR është caktuar Bardh Ajeti.

Gjyqtaret Dardan Çaka

Të dielën zhvillohen tri ndeshjet mjaft interesante. Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen Ulpiana – Llapi, me asistentë Lumturije Muhadri dhe Hekuran Osmani. Në VAR është caktuar Mervan Bejtullahu.

Ndeshja Prishtina- Malisheva do të drejtohet nga Erdall Zasella, me ndihmën e  Bujar Selimajt dhe Alban Ejupit.

Më poshtë delegimet e plota të gjyqtarëve:

Screenshot 7 8

telegrafi sport app