LAJMI I FUNDIT:

“Dele Alli mund të luajë për Real Madridin”

“Dele Alli mund të luajë për Real Madridin”
during the Barclays Premier League match between XXX and XXX at

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, është lojtar i mirë sa mund të luajë për Real Madridin.

Këtë e ka thënë legjenda e këtij klubi, Roberto Carlos.


Mesfushori ka bërë për veti shumë klube sidomos gjigantët e La Ligas që e duan djaloshin që ka eksploduar në dy vitet e fundit.

Barcelona po ashtu është dujke i mbajtur sytë drejt tij.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E dua atë, e kam parë duke i luajtur disa ndeshje të mëdha në Angli”.

“Nuk varet nga unë, dëshirat e transferimeve, do të vendoset nga presidenti”.

“Por, ne mund ta blejmë. Ai është lojtar që mund të luajë në Real Madrid”, ka thënë Carlos.

Alli ka shënuar 21 gola në këtë sezon me Tottenhamin. /Telegrafi/