LAJMI I FUNDIT:

Del rezultati përfundimtar në Dibër

Del rezultati përfundimtar në Dibër

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Dibrës.

Sipas KSHZ-së, nga 100% të vendvotimeve të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.


1. Stevo Pendarovski – 961 ose 14,51%
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 960 ose 14,49%
3. Stevçe Jakimovski – 6 ose 0,09%
4. Bujar Osmani – 3.125 ose 47,17%
5. Biljana Vankovska – 27 ose 0,41%
6. Arben Taravari – 1.253 ose 18,91%
7. Maksim Dimitrievski – 47 ose 0,71%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/