LAJMI I FUNDIT:

Del Piero mund të përfshihet në bordin e ri të Juventusit, por ai nuk do një rol të vogël

Del Piero mund të përfshihet në bordin e ri të Juventusit, por ai nuk do një rol të vogël
(Foto: Getty Images)

Alessandro Del Piero është paralajmëruar se mund të kthehet te Juventusi si pjesë e strukturës së re drejtuese, pasi të gjithë anëtarët e mëparshëm të bordit dhanë dorëheqje.

Legjenda italiane është një idhull për shumicën e tifozëve të klubit dhe luajti rreth dy dekada me fanellën bardhezi, përpara se të largohej në vitin 2012. Që nga pensionimi (në vitin 2015), ai ka punuar si analist dhe shihet si dikush që mund ta ndihmojë klubin të kthehet në ditët e veta të lavdisë, duke qenë edhe vet pjesë e tij.


Del Piero ka thënë gjithmonë se është i hapur për një rikthim në klub, megjithatë, ai nuk e do thjesht një rol në organizatë dhe nuk do të pranojë ndonjë ofertë të vogël pune. Një raport në Football Italia zbulon se ai dëshiron një rol aktiv si Paolo Maldini te Milani dhe jo vetëm një pozicion ceremonial në Allianz Stadium.

Në një postim në rrjetet sociale, ikona e Zonjës së Vjetër nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar asgjë lidhur me rolin potencial në bordin e klubit në të ardhmen.

“Juventusi është pjesë e jetës sime dhe jo e vogël. Për historinë time, unë kurrë nuk do të jem diçka tjetër nga ato ngjyra. Si të gjithë tifozët, edhe unë e ndjek këtë ngjarje me shumë vëmendje dhe kujdes”.

“Madje edhe për punën time dhe rolin tim publik, në situata të tilla, në mënyrë të pashmangshme më kërkojnë komente dhe po aq pashmangshmërisht shkruaj e them shumë. Megjithatë, ky është një moment delikat për klubin dhe tani e vetmja gjë që ka rëndësi dhe mund të bëhet nga ata që e duan Juventusin është të vendosin njerëzit që i janë besuar klubit në pozicionin më të mirë për të punuar, për ta udhëhequr atë në një fazë kaq komplekse”.

“Është një detyrë me përgjegjësi të madhe që meriton gjithë mbështetjen tonë, është koha që të jemi edhe më shumë tifozë të Juventusit. Për këtë mendoj se është e drejtë të mos komentohen lajme dhe mospërfillje, të cilat ndoshta më vonë kthehen në spekulime. Kështu jam sot dhe kështu do të bëj edhe në ditët në vijim”.

“Dua vetëm t’u uroj punë të mbarë të gjithë atyre që sot kujdesen për Juventusin, do ta bëjnë me profesionalizëm, përkushtim dhe pasion – jam i sigurt – për klubin, tifozët, fanellën tonë”, ka shkruar Del Piero në një postim. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori