LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Agnelli

Japin dorëheqje të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Agnelli
(Foto: Juventus FC/The Sun)

Të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një asambleje të jashtëzakonshme – raporton Romeo Agresti.

Bianconerët regjistruan një humbje rekorde prej 254.3 milionë eurosh për periudhën 2021/2022 dhe mbledhja e aksionarëve të tyre që duhej të mbahej më 23 nëntor u shty për datën 27 dhjetor javën e kaluar.


Romeo Agresti i Goal.com dha lajmin se të gjithë anëtarët e bordit të klubit, përfshirë presidentin Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një takimi të jashtëzakonshëm.

Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga Sky Sport Italia dhe Rai. Juventusi nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt lajmin. Megjithatë, ata konfirmuan se mbledhja e aksionarëve të tyre ishte shtyrë.

Përveç Agnellit, pjesë e bordit të drejtorëve të Juventusit janë edhe Pavel Nedved, Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Heywood. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori