LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë rrëqethëse nga miku i ngushtë i Schumacher për gjendjen e legjendës që i trishtoi fansat e Formula 1

Deklaratë rrëqethëse nga miku i ngushtë i Schumacher për gjendjen e legjendës që i trishtoi fansat e Formula 1

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Michael Schumacher pësoi lëndime të rrezikshme që kanë mundur t’i kushtonin me jetën në një aksident skijimi dhe informacioni i fundit mbi pilotin më të madh të Formula 1 të të gjitha kohërave nuk është premtues.

Miku i ngushtë, Roger Benoit ka thënë se “rasti i Schumacher është i pashpresë”, sipas Daily Mail, duke cituar intervistën e Benoit këtë javë me gazetën zvicerane Blick.


Në intervistën e sipërpërmendur, kur u pyet për informacione specifike për gjendjen e Schumacher, Benoit bëri një deklaratë rrëqethëse që trishtoi të gjithë fansat e tij.

“Ka vetëm një përgjigje për këtë pyetje, dhe kjo është ajo që tha djali i tij Mick në një nga intervistat e tij të rralla, kur tha ‘do të jepja gjithçka për të folur me babin’. Kjo fjali tregon gjithçka se si është tashmë babai i tij në më shumë se 3500 ditë. Është një rast i pashpresë”, ka thënë Benoit, miku dhe gazetari i Schumacher që e ka ndjekur Formula 1 për disa vite.

Kujtojmë se shtatë herë kampioni i botës u rrëzua më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb.

Edhe pse mbante një helmetë skijimi, ai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në një spital në Grenoble ku iu nënshtrua operacioneve dhe u vendos në koma.

Në këto gati 10 vite, ka pasur të panumërt spekulimet lidhur me gjendjen shëndetësore të gjermanit legjendar, por shumë prej tyre janë mohuar nga familja dhe menaxheri i tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori