LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat rreth rastit Dehari, ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi në Prokurorinë Speciale

Deklaratat rreth rastit Dehari, ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi në Prokurorinë Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të jap nesër dëshminë e saj para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari.

Pas intervistimit të Haxhiut nga Prokuroria Speciale, ajo do të mbajë një konferencë për medie.


Kështu është bërë ditur në njoftimin për media nga Ministria e Drejtësisë.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie. Për orën, mediet do të njoftohen nesër”, thuhet në njoftim.

Haxhiu javë më parë ka pranuar ftesën nga ana e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshmi lidhur me deklarimet e saja për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministrja kishte deklaruar se ftesa për të dëshmuar kishte ardhur si rezultat i një statusi të saj të bërë në rrjete sociale në përvjetorit e ndarjes nga jeta të Deharit.

Me rastin e 7-të vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu kishte thënë se “krimi ndaj Astrit Deharit, përfshinë një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk dha përgjegjësi”.

“I paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, për 68 ditë në burg, Astrit Dehari nuk u mor asnjëherë në pyetje. Në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor, Astrit Dehari u vra në rrethana të sqaruara nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, por të pa sqaruara nga autoritetet e drejtësisë”, ka shkruar ajo në Facebook më 5 nëntor 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori