LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Haxhiut për Kushtetuesën, Miftaraj: Reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias

Deklarata e Haxhiut për Kushtetuesën, Miftaraj: Reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias
Ehat Miftaraj

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se Gjykata Kushtetuese është pengesë për jetësimin e reformave në drejtësi, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lëvijza Vetëvendosje (LVV) në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq.


E për vitin 2024,  për LVV-në siç tha ai armiku numër një i saj është Gjykata Kushtetuese.

“Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV-së në mbi tre vite në pushtet”.

Miftaraj theksoi se reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias.

“Ndërhyrjet e papërshtatshme të kësaj qeverie janë konstatuar edhe nga ekspertët eminentë të Këshillit të Evropës.

Dështimet e kësaj qeverie janë ekspozuar edhe nga ato pak OJQ që kanë mbetur të pakapura dhe që nuk kanë hyrë në raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponentë të kësaj qeverie dhe legjislature.

Jo kompetenca, arroganca dhe qëllimet e këqija janë sinonim i kësaj qeverie, fajin dhe dështimin e keni në mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni të tjerët”, ka thënë Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori