LAJMI I FUNDIT:

Dekada më e suksesshme në histori të Shkëndijës

Dekada më e suksesshme në histori të Shkëndijës

Shkëndija në dekadën e fundit u shndërrua si një prej fuqive udhëheqëse në futbollin e Maqedonisë së Veriut, duke fituar gjashtë trofe dhe duke regjistruar tetë pjesëmarrje në eliminatoret e Kupave të Evropës.

Me përcjelljen e vitit 2019 mbyllet dekada e katërt e kuqezinjve, e cila në aspekt të ecurisë rezulton më e suksesshmja në historinë e klubit.


Nëse tri dekadat paraprake ishin luftë për ekzistencë plotë me barriera të ndryshme, dhjetëvjetëshi i fundit solli një Shkëndijë që menaxhoi të shndërrohet në forcë të vërtetë në futbollin vendor, thuhet në një njoftim të ekipit tetovar.

Kuqezinjtë prej vitit 2011 deri në 2019 kanë koleksionuar gjashtë trofe në skenën vendore, prej të cilave tri herë kampionë të vendit (2011, 2018 dhe 2019), dy Kupa (2016 dhe 2018) dhe një Super Kupë (2011).
Krahas titujve skuadra kuqezi numëron tetë pjesëmarrje në eliminatoret e Kupave të Evropës, prej të cilave tre herë në Ligën e Kampionëve.

Vitet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare ishin ato të 2016, 2017 dhe 2018 kur Shkëndija tri herë rresht luajti në ‘play off’ të Ligës së Evropës, duke u përballur me gjigantë evropianë, si Milani, Red Bull Salzburg, Gent, Rosenborg e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori