LAJMI I FUNDIT:

Dejan Savicevic: Nuk duhet t’i frikësohemi përballjes me Kosovën, Fatos Beqiraj do të jetë kapiteni i Malit të Zi

Dejan Savicevic: Nuk duhet t’i frikësohemi përballjes me Kosovën, Fatos Beqiraj do të jetë kapiteni i Malit të Zi

Dejan Savicevic, kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, beson se gjithçka do të shkon në rregull në ndeshjen me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Mali i Zi është në grupin A me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Kosovën, me të cilën do të takohen më 7 qershor.


“Me Kosovën do të takohemi vetëm në ndeshjet e qershorit, nuk kemi shumë kohë para vetes. Një gjë është e sigurt, shteti i Malit të Zi dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka dëshmuar me ndeshjen kundër Serbisë se nuk po hasin në probleme për të organizuar ndeshje të këtij niveli”.

“Mendimi im është se kundër Kosovës çdo gjë do të jetë në rregull. Gjithmonë kemi ekstreme në njërën anë dhe në anën tjetër. Mos mendoni shumë për këtë, ka shumë njerëz që janë të përfshirë për këtë ngjarje dhe deri më tani të gjitha kanë përfunduar mirë. Nuk ka ndonjë arsye që të mos jetë edhe kështu me 7 qershor në Podgoricë”, tha Saviçeviç për “Mondo”.

Fatos Beqiraj

Mali i Zi ka lojtarë me origjinë serbe dhe ka shenja se kanë frikë nga reagimi i publikut nëse hyjnë në ndeshje me Kosovën.

“Unë nuk mendoj kështu, pse duhet të frikësohen? Kjo është një lojë si çdo tjetër. Në fund të fundit, edhe ne kemi një kosovarë në ekipin tonë. Është Fatos Beqiraj që bart shiritin e kapitenit në mungesë të Savicit dhe Joveticit. Nuk keni nevojë që të bëjmë bujë. Unë e kuptoj se interesi medial është i madh, por mendoj se nuk do të ketë probleme”, ka thënë Savicevic.

Ndryshe, Mali i Zi do të luajë ndeshjen e parë në kualifikimet e Euro 2020 kundër Bullgarisë të premten në orën 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori