LAJMI I FUNDIT:

I dehur i reziston policëve gjatë arrestimit në Podujevë, tenton t’i sulmojë

I dehur i reziston policëve gjatë arrestimit në Podujevë, tenton t’i sulmojë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është rrezikuar nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:36 në fshatin Gllamnik, Podujevë.


Siç thuhet në njoftim, i dyshuari (nën ndikim të alkoolit) gjatë arrestimit ka tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë, duke shfaqur rezistencë aktive.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është rrezikuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari (nën ndikim të alkoolit) gjatë arrestimit ka tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë duke shfaqur rezistencë aktive. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sprej si provë materiale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/