LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar i BE-së për pesë muaj rritet në 9.1 miliardë euro

Deficiti tregtar i BE-së për pesë muaj rritet në 9.1 miliardë euro

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga muaji janar deri në muajin maj regjistroi një deficit prej 9.1 miliardë eurosh.

Sipas të dhënave të Eurostat mbi tregtinë ndërkombëtare të Eurozonës mbi suficitin e mallrave tregon se nga muaji janar deri në muajin maj BE eksportoi mallra me vlerë prej 786.6 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 1.5 për qind nga viti në vit, ndërsa importet totale nga pjesa tjetër e botës ishin 795.7 miliardë euro, krahasuar me vitin e kaluar kanë shënuar rënie prej 1.6 për qind.


“Si rezultat, në vendet e BE-së është shënuar një deficit prej 9.1 miliardë euro, krahasuar me 81.1 miliardë euro në periudhën janar-maj të vitit 2017. Tregtia brenda vendeve të BE-së u rrit në 1.457 trilionë euro në periudhën janar-maj 2018, me 4.6 për qind rritje në krahasim me periudhën janar-maj të vitit 2017”, thuhet në raportin e Eurostat, përcjell Telegrafi.

Gjatë të njëjtës periudhë, BE importoi më shumë nga Kina me gjithsej 151.3 miliardë euro ose 19 për qind të importeve totale, ndjekur më pas nga SHBA-të, Rusia, Zvicra dhe Norvergjia. /Telegrafi/