Në debatin “Taksa 100 për qind, kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?”, kryetari i Asociacionit të Afaristëve serbë në Kosovë, Sasha Sekuliq, përveç mungesës së mallrave të cilat janë harxhuar, sektori i tregtisë ka pasur më së shumti probleme, sipas të cilit bëhet fjalë për një mijë artikuj ku shumica prej tyre mungojnë.
Problem tjetër sipas Sekuliq është edhe mungesa e produkteve bujqësore.
“Kemi menduar se taksa shumë shpejt do të hiqet, ndërsa tash me dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhjet, taksa shtyhet”, tha ai.
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi, tha se vendimi qeveritar për mallrat serbe është për të ndaluar agresivitetin e Serbisë ndaj Kosovës.
“Kosova ka përfituar 7 milionë euro nga të hyrat doganore. Buxheti i Kosovës s’ka humbur asgjë, vetëm ka përfituar. Zëvendësimi i produkteve serbe është bërë nga shtetet fqinjë dhe BE. Qeveria ka pasur një mori arsyesh për mbajtjen në fuqi të taksës”, tha Gashi duke shtuar se humbës nga taksa janë vetëm bizneset në Serbi.
Ndërsa, Nenad Radosavleviq, iniciues i “Lidhjes për Serbi”, tha se taksa 100 për qind është një marrëzi, dhe siç tha ai, me këtë vendim është e pa kuptimtë të pritet njohja nga Serbia.
“Humbës janë banorët e Kosovës që të furnizohen me mallra cilësore nga Serbia. Përfitues janë tregtarët nga vendet e tjera që kanë furnizuar. Fitues po ashtu është Ramush Haradinaj, ndërsa humbës nga taksa është presidenti Hashim Thaçi, i cili nuk arriti ta realizojë idenë e tij për kufijtë. Andaj, taksa është një marrëzi, përfitues janë individë në skenën politike”, tha Radosavleviq.
Katastrofa humanitare sipas tij, ka qenë e inskenuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Zëvendësministri Gashi iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk është marrëzi të marrësh masa ndaj një shteti që nuk e njeh Kosovën dhe produktet e saja, dhe se çdo herë vënë barriera ndaj mallrave të Kosovës.
Kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku theksoi se taksa 100 për qind për produktet e Serbisë nuk është marrë në bashkëpunim me konsumatorët dhe asnjë herë nuk është thënë nga qeveria se është në dobi të tyre.
“Mirëpo, ne e përkrahim masën ndaj Serbisë edhe pse nuk u pyetëm. Ne kemi qenë gjithherë që të respektohen kontrata për plotësimin e direktivave evropiane. Qytetari taksapagues është gjenerues i buxhetit dhe shteti ka obligime shtesë ndaj tyre”, tha ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën