0Shares

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe zëdhënësi i klubit të Prishtinës, Avni Durmishi, janë përfshirë në një debat shumë të nxehtë mbrëmë në Emisionin Arena në Tribuna Channel.

Batatina ka përdorur përsëri gjuhën e ashpër për trajnerët nga Shqipëria.

Sipas tij, Mirel Josa do të shkarkohej moti nga Prishtina, po të ishte trajner kosovar.

Durmishi ndërhyu duke thënë që trajnerët nga Kosova janë 20 vjet prapa.

Ai e pyeti Batatinën se çfarë kanale ka përdorur për t’u licencuar pikërisht në Shqipëri si trajner.

Debati ka vazhduar me akuza dhe kundër-akuza, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)