LAJMI I FUNDIT:

“Debat mjekësh” – Osmani dhe Taravari për herë të parë në duel televiziv: Kërkojmë votat e të gjithë qytetarëve

“Debat mjekësh” – Osmani dhe Taravari për herë të parë në duel televiziv: Kërkojmë votat e të gjithë qytetarëve

Kandidatët shqiptarë për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari dhe Bujar Osmani, sot janë përballur për herë të parë në debat televiziv.

Në TV21 ata folën për shumë çështje, si dhe prezantuan programet e tyre parazgjedhore. Taravari tha se programi i tij përbëhet nga katër shtylla, ndërsa ajo kryesore është integrimi i vendit në BE. Taravari tha se nëse zgjidhet president do të angazhohet edhe për sigurinë dhe demokracinë në vend.


Ndërsa kandidati i “Frontit evropian” tha se nëse zgjidhet president, angazhimi i tij kryesor do të jetë që ta ndryshojë rolin e presidentit në vend, duke e bërë atë busullë kryesore e orientimit gjeostrategjik të vendit.

Taravari e pyeti Osmanin në lidhje me kandidatët për deputetë të “Frontit evropian” që janë në listën e zezë amerikane, ku Osmani tha se do të propozojë që në të ardhmen të vendoset certifikata e sigurisë, me të cilën do të ndalohet që një person të zgjidhet zyrtar nëse nuk e posedon të njëjtën.

Të pyetur për përparësitë që kanë ndaj njëri-tjetrit, Bujar Osmani përmendi pozitat e ndryshme që i ka pasur në qeveri si ministër dhe udhëheqës i OSBE-së, ndërsa Arben Taravari theksoi suksesin e tij në udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë për 100 ditë, si dhe menaxhimin me Komunën e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani dhe Taravari patën replika ndaj njëri-tjetrit në lidhje me atë se kush duhet ta sjellë ndryshimin, si dhe (keq)qeverisjet që i kanë pasur partitë e tyre. Ata u pyetën nëse si kandidatë për president të vendit do të kërkojnë vetëm votat shqiptare, Osmani tha se është kandidat i partive të disa përkatësive etnike në vend, duke shtuar se do të kërkojë votat e gjithë qytetarëve. Ndërsa këtë gjithashtu e tha Arben Taravari. Ai theksoi se programin e tij e ka në katër gjuhë dhe se do të kërkojë votat nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e presidentit në Kuvend ata të dy u shprehën pro kësaj ideje.

Bujar Osmani tha se kjo ide është e BDI-së që nga viti 2006 dhe se propozojnë që presidenti i ardhshëm të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend.

“Nuk është temë e re. BDI këtë temë e shtroi që në 2006-tën. Në këto zgjedhje, ne menduam se duhet të jetë një autoritet i cili do të jetë zëri i arsyes ose kreatori i konsensusit shtetëror. Zgjedhjet e drejtpërdrejta janë më kompatibile me sistemet presidenciale shtetërore të rendit kushtetues. Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë e zgjedhjes së presidentit, ka qenë burim i polarizimit dhe eskalimit shtesë, edhe brenda-maqedonas, edhe ndëretnik. Ne mendojmë, se është mënyra më e mirë për të krijuar një konsensus shtetëror dhe propozoj që të zgjidhet me 2/3 dhe me shumicë të dyfishtë, që edhe të deeskalojë situata brenda kampusit maqedonas edhe brenda kampusit shqiptar”, tha Osmani.

Ndërsa Taravari propozon që presidenti të zgjidhet në Kuvend, po kjo formë të dallojë në votim nga propozimi i Frontit Evropian.

Kandidati i opozitës thotë se dy votimet e para të jenë me 2/3 e votave, dhe që t’i shmanget ngërçit institucional, votimi i tretë të realizohet me shumicë të thjeshtë.

“Pasi që jemi demokraci parlamentare, sikur në Shqipëri, Gjermani, Greqi, Kosovë, kryetari të zgjidhet nëpërmjet Parlamentit. Këtu dallojmë me BDI-në, sepse propozimi i BDI-së është të zgjidhet me 2/3 dhe me badenter, kurse propozimi ynë është që votimi i parë dhe i dytë të jetë me 2/3 dhe me badenter, ndërkaq që të mos ketë krizë institucionale – votimi i tretë të jetë me shumicë të thjeshtë – me 60 deputetë plus 1”, tha Taravari.

Theksojmë që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa në rast se nuk zgjidhet presidenti në këtë rreth, më 8 maj do të mbahen zgjedhjet e balotazhit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori