LAJMI I FUNDIT:

Deamishel largohet e para nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania

Deamishel largohet e para nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania
Deamishel (Foto: Deamishel/Instagram)

Moderatorja e emisionit “E Diell”, Deamishel Hoxha është banorja e parë e eliminuar të shtunën nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2.

Ajo ka qëndruar plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi është futur që në nisje të spektaklit në datën 24 dhjetor 2022.


Rrugëtimi i bukuroshes bionde përfundoi kështu duke e renditur atë të katërtën, në një finale ku konkurrentë ishin edhe: Kristi Aliaj (Dragot), Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes.

Deamishel Hoxha (Foto: Top Channel)

Deamishel e cila ka studiuar për arkitekturë, përgjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori vëmendjen e shumë zemrave të publikut me lojën dhe qetësinë e saj.

LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 2
Lexo po ashtu LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 2

Ajo është shquar pa dyshim si një nga banoret më të qeta dhe më të duruara të këtij edicioni, e cila ka ditur të mbrojë veten dhe të përfaqësojë denjësisht edukatën e familjes së saj.

Deamishel Hoxha (Foto: Top Channel)

Si finaliste, Deamishel largohet nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2 me një çmim prej 10 mijë eurosh, që i takon çdo finalisti që nuk shpallet fitues i çmimit kryesor.

Para se të eliminohej, ajo u befasua me një surprizë të këndshme nga vëllai i madh, duke takuar nënën e saj, Lorin, pas pesë muajsh izolimi në shtëpinë e BBVA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori