LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live BBVA 2

Përfundon Big Brother VIP Albania 2 me Luiz Ejllin fitues: Gjithçka që ndodhi në natën finale

Përditesuar 06/05/2023 19:26

Finalja e Big Brother VIP Albania 2 (Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Ka përfunduar finalja e madhe e edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Aventura 136 ditore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri përfundoi të shtunën e datës 6 maj. Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili është shquar si një nga konkurrentët më të fortë që nga fillimi i kësaj gare.

Në vendin e dytë u rendit modeli Kristi Aliaj (Dragot), pasuar nga influencuesja Efigjenia (Efi) Dhedhes në vendin e tretë dhe prezantuesja Deamishel Hoxha si finalistja e fundit, që rrjedhimisht përfundoi e katërta në renditje.

Big Brother i "rekordeve të zeza", tre banorë u përjashtuan e gjashtë të tjerë dhanë dorëheqje gjatë këtij edicioni
Lexo po ashtu Big Brother i "rekordeve të zeza", tre banorë u përjashtuan e gjashtë të tjerë dhanë dorëheqje gjatë këtij edicioni

Plot 37 konkurrentë kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në aventurën e cila nisi në datën 24 dhjetor të vitit 2022.


Telegrafi i ka mbajtur të informuar lexuesit në kohë reale për të gjitha ngjarjet që përshkruan natën finale të Big Brother VIP Albania 2.


Postet:
Mbylle
07/05/2023 01:51

Luiz Ejlli fiton edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania

Këngëtari Luiz Ejlli është shpallur fitues i spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP Albania 2.

Ai rezultoi më i votuari në natën finale, ku finalistë ishin edhe banorët: Kristi Aliaj (Dragot), Efigjenia Dhedhes dhe Deamishel Hoxha.

Luiz Ejlli (Foto: Luiz Ejlli/Instagram)

I shquar si fenomeni i këtij edicioni, këngëtari shkodran ka thyer thuajse të gjitha rekordet e shikueshmërisë dhe kërkimeve në internet me personalitetin e tij dhe situata e krijuara brenda shtëpisë.

Ai u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania që në datën e nisjes së këtij edicioni, më 22 dhjetor të vitit 2022 dhe ka qëndruar plot 136 ditë i izoluar brenda deri në fitoren e tij.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

07/05/2023 01:13

Mbyllet televotimi për fituesin

Arbana Osmani (Foto: Top Channel)

Është mbyllur tashmë zyrtarisht televotimi i fundit në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

Rezultati do të përcaktojë fituesin njëri nga dy konkurrentët finalistë, të cilët janë Luiz Ejlli dhe Kristi Aliaj (Dragot).

Secili prej tyre janë futur që në fillim të këtij spektakli më 22 dhjetor 2022 dhe kanë qëndruar plot 136 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

07/05/2023 01:02

Kurorëzohen Luizi dhe Kiara, Erion Veliaj kujdeset për celebrimin e tyre

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito (Foto: Top Channel)

Befasia e fundit e mbrëmjes finale të spektaklit Big Brother VIP Albania 2, u rezervua për finalistin Luiz Ejlli.

Ai është dërguar me përcjelljen e kamerave dhe sigurimit drejt Bashkisë së Tiranës, në terracën e të cilit është bërë celebrimi i tij dhe moderatores Kiara Tito.

Ata i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit para miliona shqiptarëve që po ndiqnin transmetimin direkt të finales.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito (Foto: Top Channel)

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

07/05/2023 00:25

Kristi befasohet me një interpretim ‘live’ nga motra e tij, këngëtarja Gala Dragot

Kristi dhe Gala Dragot (Foto: Top Channel)

Finalisti i Big Brother VIP Albania 2, Kristi Aliaj (Dragot) ka pranuar një befasi shumë të këndshme në natën finale.

Moderatorja Arbana Osmani ia bëri të qartë se atij i ka ardhur për vizitë një person shumë i veçantë, për të cilin nuk kishte menduar kurrë se do të vinte.

Ajo ishte motra e tij, këngëtarja Gala Dragot, e cila ka bërë një interpretim live për të në teatër dhe ai i vetëm si spektator ka shijuar performancën e saj.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

07/05/2023 00:20

Arbana befasohet në orën 00:00 me një dhuratë të veçantë për ditëlindje

Arbana Osmani (Foto: Top Channel)

Moderatorja e programit, Arbana Osmani më datën 7 maj feston ditëlindjen.

Ajo është befasuar nga produksioni me një befasi shumë të veçantë, e cila ka qenë një klip me momentet e saj më të bukura gjatë prezantimit të formatit Big Brother VIP Albania.

E emocionuar Arbana ka falënderuar ata që ia bën këtë dhuratë, teksa i ka uruar partnerit të saj, Eduardit, ditëlindjen pasi edhe ai gjithashtu e feston në të njëjtën si ajo.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

06/05/2023 23:35

Efi e mbyll garën si e treta në Big Brother VIP Albania

Efi Dhedhes (Foto: Top Channel)

E eliminuara e radhës ka qenë artistja e makijazhit dhe influencuesja Efi Dhedhes.

Efi është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania që në natën e parë më 24 dhjetor 2022.

Ajo më pas u eliminua, por u rikthye sërish në shtëpi kur publiku vendosi të rikthejë katër banorë të eliminuar në datën 1 prill.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

06/05/2023 23:12

Merr fund rrugëtimi i Deamishel në BBVA, renditet e katërta në finale

Deamishel (Foto: Deamishel/Instagram)

Moderatorja dhe influencuesja Deamishel Hoxha është banorja e parë e eliminuar të shtunën nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2.

Ajo ka qëndruar plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi është futur që në nisje të spektaklit në datën 24 dhjetor 2022.

Deamishel renditet kështu e katërta në këtë spektakël, duke marrë me vete çmimin prej 10 mijë eurosh që i jepet çdo finalisti.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

06/05/2023 22:52

Efi takon babanë e saj në finale

Efi Dhedhes (Foto: Top Channel)

Influencuesja dhe grimerja Efigjenia (Efi) Dhedhes, i ka përlotur të gjithë me rrëfimin e saj në finalen e Big Brother VIP Albania.

Banorja e rifutur në shtëpi, ka treguar se si familja e saj ka kaluar nëpër vështirësi dhe se ndjehet krenare që tani ka mundësinë t’iu gjendet në krah prindërve të saj që kanë sakrifikuar kaq shumë për vajzën.

Efi është befasuar me një vizitë nga babai i saj, Vladimir, në një lokal të improvizuar brenda shtëpisë së BBVA, e që në fakt ishte dizajni i lokalit që prindërit e saj hapën por nuk pati sukses.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

06/05/2023 22:13

Deamishel befasohet nga e ëma në finalen e madhe

Deamishel dhe nëna e saj (Foto: Top Channel)

Finalistja e Big Brother VIP Albania 2, Deamishel Hoxha, është befasuar me një vizitë nga nëna e saj, Lori.

Para se të takoheshin, në emision u prezantuan mesazhet që e ëma i kishte dërguar Deamishelit çdo ditë në WhatsApp gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ani pse ato nuk shikoheshin.

Deamishel është një prej banoreve finaliste e cila ka kaluar 136 ditë aty brenda, pasi është futur që në fillim të programit më datë 24 dhjetor 2022.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

06/05/2023 21:58

Arbri dhe Zhaklina – bardhë e zi në finalen e BBVA 2

Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari (Foto: Top channel)

Dy opinionistët e programit, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari, janë dukur gjithashtu shumë elegantë në finalen e madhe të këtij spektaklit.

Arbiri i veshur me kostum të zi dhe elegant dhe Xhaklina në të bardha, kanë bërë që dyshja kritikuese të pëlqehen nga publiku për dukjen e tyre.

Ata gjithashtu janë komplimentuar nga moderatorja e programit, Arbana Osmani, për mendimet e dhëna, rezistencën ndaj komenteve negative dhe neutralitetin që kanë ruajtur gjatë gjithë kësaj kohe.

Zhaklin Lekatari (Foto: Top Channel)

Arbër Hajdari (Foto: Top Channel)
06/05/2023 21:47

Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni interpretojnë “Yjet”

Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni (Foto: Top Channel)

Të ftuar special në finalen e madhe të BBVA 2 kanë qenë dy emra të njohur të muzikës shqiptare.

Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni kanë prezantuar premierë për publikun bashkëpunimin e tyre më të ri “Yjet”, e cila është një këngë që iu dedikohet yjeve të Big Brother VIP Albania.

06/05/2023 21:09

Nis finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2

Finalistët e BBVA 2 (Foto: Top Channel)

Ka filluar zyrtarisht nata finale e edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albnania.

Spektakli nisi me një këngë të kënduar nga ish-banorët, për të vazhduar me hapjen madhështore nga prezantuesja Arbana Osmani dhe prezantimin e katër finalistëve.

06/05/2023 21:07

Arbana Osmani duket e mrekullueshme në të kuqe në finalen e madhe

Arbana Osmani (Foto: Top Channel)

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, ka qenë figura e preferuar e miliona shqiptarëve gjatë gjithë kësaj aventure 136 ditore.

Në mbrëmjen finale, ajo shkëlqeu me dukjen e saj të mrekullueshme, e veshur me një fustan të kuq dhe mjaft elegant.

Për të parë më shumë nga paraqitja e saj, klikoni në lajmin këtu.

Arbana Osmani (Foto: Top Channel)
06/05/2023 21:03

Finalja nis me banorët e eliminuar duke kënduar këngën “Ta dije”

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania ka nisur me një këngë, të interpretuar nga të gjithë banorët e eliminuar nga shtëpia.

Ata kanë kënduar këngën “Ta dije” të cilën Maestro Armaldo Kllogjeri e kompozoi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

06/05/2023 20:40

Katër finalistët shkëlqejnë me dukjen e tyre

Finalistët e Big Brother VIP Albania (Foto: Top Channel)

Është prezantuar tashmë dukja e katër finalistëve në finalen e madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dy vajzat të veshura me fustane elegante dhe djemtë me kostume, po shkëlqejnë në atë që duket të jetë nata më e rëndësishme në karrierën e tyre.

Kështu po duken sonte finalistët:

Luiz Ejlli (Foto: Top Channel)

Luizi dhe Efi (Foto: Top Channel)

Deamishel (Foto: Top Channel)

Kristi Aliaj (Foto: Top Channel)
06/05/2023 20:14

Dukja e personazheve VIP në finalen e BBVA 2

Në tapetin e kuq kanë parakaluar tashmë disa nga personazhet VIP që kanë qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Si më poshtë ju sjellim paraqitjet e disa prej tyre që tashmë kanë hyrë në studion e finales së madhe.

Për më shumë detaje, lexoni lajmin e plotë në këtë LINK.

Ermiona Lekbello (Foto: Ermiona Lekbello/Instagram)

Kejvina dhe Ronldo (Foto: Instagram)

Olta Gixhari (Foto: Instagram)

Kiara Tito (Foto: Instagram)

Nita Latifi dhe Jori (Foto: Instagram)

Ronaldo Sharka (Foto: Top Channel)

Eni dhe Beati (Foto: Top Channel)

Bledi Mane dhe Gerti (Foto: Top Channel)

Gent Hazizi, Tan Brahimi, Eva Alikaj dhe Herioni (Foto: Top Channel)
06/05/2023 20:06

Sipas statistikave, 70 për qind të shqiptarëve e shikuan Big Brother VIP Albania 2

Në prezantimin e parakalimit të yjeve të Big Brother VIP Albania 2 në tapetin e kuq, gazetarët e Top Albania Radio kanë treguar shifrat e shikueshmërisë.

Sipas llogaritjeve që janë bërë nga transmetuesit dhe gjenerimet e klikimeve në rrjetet sociale, rezulton se edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania është ndjekur nga 70 për qind e shqiptarëve.

06/05/2023 19:56

Banorët e eliminuar parakalojnë në tapetin e kuq

Në kuadër të finales së madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është shtruar një tapet i kuq në hyrje të studiot për të gjithë personazhet VIP që kanë qenë pjesë e këtij edicioni.

Ata janë dukur elegantë dhe me shumë glamur, duke u kujdesur që të duken sa më bukur në natën e madhe finale.

Big Brother VIP Albania 2 nisi më datë 24 dhjetor 2022 dhe po përfundon sonte (e shtunë) pas ditësh aventure.

06/05/2023 19:36

Regjisori Eduart Grishaj ka dy fjalë në përmbyllje të BBVA 2

Foto: Eduard Grishaj/Instagram

Regjisori i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram pak para nisjes së finales së madhe.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, teksa njëkohësisht ka pasur disa fjalë edhe për dashakeqësit e këtij programit.

Në një postim të gjatë në Instagram, Eduardi vuri në dukje edhe një herë punën e madhe që është bërë për këtë spektakël. Kliko këtu për ta lexuar të plotë postimin e Grishajt.

06/05/2023 19:31

Sondazhi ‘online’ i Telegrafit nxjerr Luizin fitues me mbi 80 për qind të votave

Në javën e fundit të spektaklit Big Brother VIP Albania, lexuesit e Telegrafit kanë pasur mundësinë që të votojnë në një sondazh të hapur online, për konkurrentin që mendojnë se do të jetë fitues.

Mes katër finalistëve, me vota prin bindshëm i pari këngëtari Luiz Ejlli i cili është shquar si një fenomen i këtij edicioni të BBVA.

Ai ka rezultuar i pari me 80 për qind të votave.

Për të mësuar më shumë mbi rezultatet dhe përqindjet që kanë marrë finalistët e tjerë lajmin më poshtë duke klikuar këtu.