LAJMI I FUNDIT:

De Vrij ka marrëveshje me Interin për dy vite të tjera

De Vrij ka marrëveshje me Interin për dy vite të tjera
(Foto: Getty Images)

Interi thuhet të ketë arritur marrëveshje me Stefan de Vrij për të nënshkruar kontratë të re dyvjeçare, disa javë para përfundimit të kontratës së tij.

31-vjeçari është në Itali që nga viti 2014 kur nënshkroi për Lazion nga Feyenoordi, ndërsa në verën e vitit 2018 nënshkroi për Nerazzurrët si lojtar i lirë.


Kontrata e tij e tanishme është valide deri më 30 qershor, por Sky Sport Italia njofton se qendërmbrojtësi dhe klubi kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e tij në Giuseppe Meazza.

Interi në përgatitje të kontratës për De Vrij
Lexo po ashtu Interi në përgatitje të kontratës për De Vrij

Kontrata e re do ta lidhë mbrojtësin holandez me Interi deri në qershor të vitit 2025.

De Vrij ka regjistruar 38 paraqitje zyrtare në të gjitha garat këtë sezon duke kontribuar me një gol. /Telegrafi/