LAJMI I FUNDIT:

Interi në përgatitje të kontratës për De Vrij

Interi në përgatitje të kontratës për De Vrij
(Foto: Instagram/stefandevrij)

Interi ka nisur të përgatitë kontratë të re dyvjeçare për mbrojtësin Stefan de Vrij, në përpjekje për ta finalizuar rinovimin e tij.

Kontrata e tanishme e 30-vjeçarit skadon deri në fund të sezonit dhe ai mund të largohet me parametrat zero, gjë që Nerazzurrët duan ta shmangin.


Zikaltrit me shumë mundësi do të mbeten pa Milan Skriniar në muajt e ardhshëm dhe duan të kenë një futbollist të sigurt para se të kërkojnë një qendërmbrojtës tjetër.

(Foto: Instagram/stefandevrij)

Siç transmeton Corriere dello Sport, Interi dëshiron ta lidhë holandezin për dy vite të tjera me të njëjtën pagë prej 3.8 milionë eurosh në sezon.

Interi synon blindimin e dyshes Skriniar-De Vrij, bisedimet e rinovimit javën e ardhshme
Lexo po ashtu Interi synon blindimin e dyshes Skriniar-De Vrij, bisedimet e rinovimit javën e ardhshme

Agjentin i tij, Federico Pastorello, konfirmoi të dielën se klubi e ka kontaktuar për t’i nisur bisedimet, derisa e ka përmendur se shumë klube angleze kanë shprehur interesim për klientin e tij. /Telegrafi/