LAJMI I FUNDIT:

De Rossi zgjat bashkëpunimin me Romën

De Rossi zgjat bashkëpunimin me Romën

Daniele De Rossi ka zgjedhur Romën dhe Roma është e kënaqur të vazhdojë të ketë shërbimet e tij. Pas ofertave që pati nga disa klube të mëdha, me në krye Juventus, mesfushori ka zgjedhur ta mbyllë karrierën atje ku e nisi, në “Olimpico”.

Kontrata e tij aktuale përfundon në muajin qershor, por tanimë janë hedhur bazat për rinimin dhe të dyja palët kanë rënë dakord, pavarësisht se për momentin mungon zyrtarizimi. Megjithatë, është e sigurt se 33 vjeçari ka zgjedhur të mbetet deri në fund “flamur” i Romës, ashtu si Francesco Totti.


De Rossi do të firmosë në ditët e ardhshme për dy vjet me Romën, deri në qershor 2019, atëherë kur të jetë 35 vjeç dhe ndoshta mund të vendosë për mbyllen aktuale të kontratës.

Paga e futbollistit do të ketë një ndryshim radikal, përgjysmim. Nga 6.5 milionë euro në sezon që përfiton aktualisht, De Rossi do të marrë 3 milionë euro në sezon, 6 milionë euro për dy vjet. De Rossi ka luajtur plot 404 ndeshje me Roma gjatë karrierës së tij, duke shënuar 38 gola. Ai ka koleksionuar edhe 110 ndeshje e 19 gola me kombëtaren e Italisë. /telesport/