LAJMI I FUNDIT:

De Rossi: Ishte e vështirë, por ia dolëm

De Rossi: Ishte e vështirë, por ia dolëm

Roma ka thyer çdo parashikim duke triumfuar në fushën e Villareal.

Skuadra nga kryeqyteti italian falë tre golave nga Edin Dzeko dhe një nga Emerson Palmieri triumfoi me rezultat të thellë 0-4.


Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi është shprehur shumë i lumtur me këtë rezultat të arritur.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e kemi ditur se do të kemi punë me një skuadër të papërshtatshme”.

“Ne ia dolëm falë Dzekos dhe Emersonit që shënuan gola të bukur dhe janë duke kaluar nëpër një moment të mirë”.

“Na pret edhe një ndeshje në Olimpico që duhet ta fitojmë për të kaluar tutje”, deklaroi De Rossi. /Telegrafi/