LAJMI I FUNDIT:

De Niro sërish nuk i kursen fjalët fyese për Trumpin

De Niro sërish nuk i kursen fjalët fyese për Trumpin

Aktori legjendar, Robert De Niro, sërish e ka ofenduar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë fjalimit në ndarjen e shpërblimeve të komitetit nacional për recensimin e filmave në New York.

Ikona hollivudiane, i cili është kritik i ashpër i kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, nuk hezitoi ta quajë sërish shefin e shtetit budalla dhe idiot.


(Foto: Getty Images)

Këtë e bëri në momentin e ndarjes së shpërblimit për aktoren Meryl Streep.

De Niro ka kritikuar hapur politikën aktuale të Trump derisa po fliste për filmin më të ri të Streep, ku temë kryesore është publikimi i teksteve për Pentagonin gjatë kohës së luftës në Vietnam.

De Niro e quan sërish “idiot” dhe “budalla” Trumpin: SHBA-të janë shndërruar në komedi tragjike të budallenjve
Lexo po ashtu De Niro e quan sërish “idiot” dhe “budalla” Trumpin: SHBA-të janë shndërruar në komedi tragjike të budallenjve

Në të kaluarën, fituesi i dyfishtë i Oscarit kishte thënë se në aspektin filmik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dikur kanë qenë “dramë frymëzuese” janë shndërruar në “komedi tragjike të budallenjve”.

(Foto: Getty Images)

74-vjeçari njihet si një kundërshtar dhe kritik i madh i Trumpit, për të cilin më herët kishte thënë se do t’i pëlqente ta godasë në fytyrë.

“Mos u bëni të famshëm vetëm për t’u njohur. Tash kemi një president, i cili ndodhet në atë post, sepse ka qenë pjesë e një shou real televiziv”, ka thënë më herët aktori. /KP/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori