LAJMI I FUNDIT:

De Jong dhuroi magji me një driblim të bukur kundër tre lojtarëve të Interit

De Jong dhuroi magji me një driblim të bukur kundër tre lojtarëve të Interit

Tifozët e Barcelonës ishin të entuziazmuar në mënyrë të kuptueshme kur panë Frenkie de Jong me fanellën e tyre të famshme kuq e blu këtë sezon.

Blaugranët mbyllën transferimin e holandezit nga Ajaxi në fillim të vitit pas shfaqjeve të tij mahnitëse për ekipin nga Eredivisie.


Deri më tani, De Jong ka treguar disa nga cilësitë e tij, veçanërisht kur ka luajtur në krah me brazilianin Arthur Melo, po aq të talentuar.

Asistimi i Messit për golin e fitores kundër Interit duket edhe më i mirë nga pamjet e tifozëve - Asamoah u 'thye' nga driblimi
Lexo po ashtu Asistimi i Messit për golin e fitores kundër Interit duket edhe më i mirë nga pamjet e tifozëve - Asamoah u 'thye' nga driblimi

Dyshja filluan edhe një herë së bashku si titullar kundër Interit dhe paraqitjet e tyre ishin mjaft të mira.

Kontrolli i lojës nga thellësia duket se i përshtatet De Jongut, por ai tregoi kundër skuadrës së Antonio Contes se ai di edhe të dribloj dhe të dal përpara në sulm.

Holandezi depërtoi në pjesën e dytë kur rezultati ishte i barabartë 1-1 dhe tregoi edhe një herë aftësinë e tij të jashtëzakonshme në ruajtjen e posedimit të topit edhe në fusha të ngushta.

De Jong arriti të ekzekutojë një ruletë perfekte prej 360 ​​shkallë në mes të tre lojtarëve të Interit që i kishte në afërsi.

Sigurisht që lëvizja e tij magjike nuk mbeti pa u duartrokitur nga tifozët që kishin mbushur stadiumin Camp Nou. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori