LAJMI I FUNDIT:

De Gea drejt pensionimit nga futbolli, ai i ka dhënë përparësi një sporti tjetër

De Gea drejt pensionimit nga futbolli, ai i ka dhënë përparësi një sporti tjetër

Që kur i dha lamtumirën Manchester United, David De Gea është fokusuar totalisht tek një sport tjetër. Bëhet fjalë për padelin, një sport meksikan që ndërthur elemente të tenisit.

Një tjetër futbollist që kishte ndjekur këtë rrugë si De Gea ishte edhe ish-lojtari i Newcastle dhe PSG-së, Hatem Ben Arfa, i cili pasi i dha fund karrierës si futbollist aktiv, hyri në botën e padelit, madje duke përfaqësuar Francën në nivel ndërkombëtar.


Hatem Ben Arfa ka marrë pjesë në më shumë se 70 gara të padelit në 2023

Teksa De Gea ka filluar të merret me padel, raporti sugjeron se ky vendim i tij është marrë në mënyrë që spanjolli të kujdeset më shumë për gjendjen fizike, duke mbajtur derën e hapur për një rikthim në futbollin profesionist.

Së fundmi kishte pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij ku thuhej se disa klube evropiane përfshirë Newcastle United, kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, në mesin e këtyre thashethemeve, De Gea ka qenë i heshtur dhe ka shijuar pushimin me familjen dhe shokët e tij.

Spanjolli nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në publik për të ardhmen e tij që prej largimit nga United.

Duke shtuar këtu edhe faktin që ai nuk ka agjent, pasi shkëputi lidhjet me Jorge Mendes në 2019, gjasat që ai të gjejë një klub të ri janë zbehur.

Sipas një raportimi nga The Athletic, De Gea e ka konsideruar seriozisht pensionimin nga futbolli verën e kaluar dhe në rast se nuk gjen një klub gjatë janarit, duket se me shumë gjasë do t’i jap fund karrierës, duke marrë parasysh se është bërë më shumë se një vit që nuk ka klub./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori