LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne drejt largimit nga City në janar, kampioni anglez i vendos edhe çmimin

De Bruyne drejt largimit nga City në janar, kampioni anglez i vendos edhe çmimin

Kevin de Bruyne mund të largohet nga Manchester City pas tetë viteve qëndrim në Etihad Stadium.

Mesfushori belg ka qenë një nga pikat më të forta të Cityt gjatë këtyre viteve, por së fundmi ai po ka shqetësime të mëdha fizike.


32-vjeçari ka kontratë me Citizens deri në verën e vitit 2025, por ai mund të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë qysh në afatin kalimtar dimërorë.

Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se si Mourinho e kishte bërë Salah për të qarë gjatë kohës kur ai luante për londinezët
Lexo po ashtu Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se si Mourinho e kishte bërë Salah për të qarë gjatë kohës kur ai luante për londinezët

Skuadra arabe Al Nassr ka shprehur interesim të madh për të, derisa Football Insider ka raportuar se City i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Te City janë pajtuar me largimin e De Bruyne shkaku i gjendjes së tij fizike dhe do ta lëjnë të lirë në janar nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Jo vetëm Al Nassr, por interesim për të kanë shprehur edhe skuadra tjera si Al-Hilal dhe Al-Ettifaq.

Citizens janë të gatshëm të ndahen me kapitenin e tyre, pasi tanimë synojnë ta transferojnë Jamal Musialan si zëvendësues të belgut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori