LAJMI I FUNDIT:

Davide Nicola: Interi është ekipi më i mirë në Serie A

Davide Nicola: Interi është ekipi më i mirë në Serie A

Trajneri i Salernitanas, Davide Nicola beson se Interi është ‘skuadra më e mirë në Serie A’, teksa ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes.

Nerazzurrët kthehen në fushë nesër pas barazimit 3-3 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.


“Për mua, Interi është ekipi më i mirë në Itali, më i kompletuari”, ka thënë fillimisht Nicola në një konferencë për shtyp.

“Ata janë të paktën në të njëjtin nivel me Milanin dhe Napolin që po luajnë futboll të madh. Nesër duhet të jemi plotësisht të fokusuar”.

“Interi është një kundërshtar shumë i fortë, shumë më dinamik se skuadrat mesatare në Itali. Ne duhet të mbajmë karakteristikat tona dhe të shfrytëzojmë maksimumin nga pikat tona të forcës”.

“Dua një ekip agresiv që mund të sulmojmë, do të ketë shumë duele fizike. Jemi gati dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Ne duhet të jemi mendërisht në të njëjtin nivel me Interin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/