LAJMI I FUNDIT:

David Luiz i hapur për rikthim te Benfica

David Luiz i hapur për rikthim te Benfica
David Luiz (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

David Luiz thuhet se është i gatshëm të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica, raportojnë mediat angleze.  

Mbrojtësi i Chelseat, Luiz, është duke u lidhur me një rikthim të bujshëm në Benfica.


Sipas mediumit britanik The Mirror, Luiz është gati të kthehet te gjigantët portugezë të Benficas – nëse nuk arrin të marrë një kontratë të re në Chelsea.

Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi
Lexo po ashtu Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi

Braziliani është një agjent i lirë në verë dhe Blutë ende nuk i kanë ofruar 31-vjeçarit një zgjatje për të qëndruar në Stamford Bridge.

Raportet e mediave braziliane pohojnë se Luiz tani është në bisedime me Benficën, klubin me bazë në Lisbonë.

Luiz aty kaloi katër para se të transferohej te Chelsea për herë të parë në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh në vitin 2011.

Sarri zbulon arsyen pse Fabregas dhe Luiz nuk i kanë vazhduar kontratat me Chelsean
Lexo po ashtu Sarri zbulon arsyen pse Fabregas dhe Luiz nuk i kanë vazhduar kontratat me Chelsean

Palmeiras janë të interesuar të marrin Luizin përsëri në Brazil, me ish-trajnerin e Chelseat, Luiz Felipe Scolari, që po i kërkon klubit të bëjë një marrëveshje.

Mbrojtësi brazilian ka luajtur për disa vite edhe te skuadra franceze, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/