LAJMI I FUNDIT:

David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re

David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar këto ditë këngën e saj më të re me titull “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Reklama

Bashkëpunimi është një remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65, të cilën ata fillimisht e publikuan si demo në TikTok, por më pas presioni i fansave për ta publikuar versionin e plotë – bëri që dyshja të përvjelin mëngët.

Dhe tani versioni i plotë është publikuar prej dy ditësh dhe kënga ka arritur menjëherë sukses mbarë botëror, duke u renditur e treta në nivel global në iTunes.

DJ me famë botërore, David Guetta, së fundmi në një nga paraqitjet në festivalin “Creamfields”, ka lëshuar për mijëra pjesëmarrës këngën “I’m good (Blue)”.

Kënga e re nga Bebe Rexha dhe David Guetta - aktualisht e treta më e dëgjuara në botë
Lexo po ashtu Kënga e re nga Bebe Rexha dhe David Guetta - aktualisht e treta më e dëgjuara në botë

Me të parë entuziazmin e publikut dhe faktin se të gjithë e dinin përmendësh këngën e sapo publikuar, ai vendosi që ta telefonojë direkt artisten shqiptare, duke i dërguar një video nga skena.

“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”, tha mes të tjerash David.

Dhe në momentin që muzika ndalonte, publiku të gjithë njëherësh vazhdonin të këndonin tekstin e këngës e cila është shndërruar në hit.

Bebe Rexha do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022
Lexo po ashtu Bebe Rexha do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022

Edhe artistja me origjinë shqiptare me të parë këtë atmosferë, e ka shpërndarë në InstaStory videon në fjalë, duke iu gëzuar suksesit të këngës. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Legjenda e futbollit - Ronaldo martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me modelen Celina Locks

Legjenda e futbollit - Ronaldo martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me modelen Celina Locks

Magazina
Xhuli tregon anën tjetër të saj: Kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe kam punuar si doktoreshë në Finlandë

Xhuli tregon anën tjetër të saj: Kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe kam punuar si doktoreshë në Finlandë

Magazina
Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Magazina
Nicole Scherzinger mbulohet me gjak dhe shpërthen në lot gjatë performancës në West End

Nicole Scherzinger mbulohet me gjak dhe shpërthen në lot gjatë performancës në West End

Magazina
Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet fotografoheh dorë për dore teksa largohen nga festa e ditëlindjes së Rosalias në Paris

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet fotografoheh dorë për dore teksa largohen nga festa e ditëlindjes së Rosalias në Paris

Magazina
Fjolla Morina duket tërheqëse në kostumin elegant

Fjolla Morina duket tërheqëse në kostumin elegant

Magazina
Kalo në kategori