LAJMI I FUNDIT:

David Beckham bëhet biond – shfaqet me stil të ngjashëm të flokëve si djali i tij, Romeo

David Beckham bëhet biond – shfaqet me stil të ngjashëm të flokëve si djali i tij, Romeo

Ai është i njohur për modelet e tij të flokëve dikur të diskutueshme dhe të çuditshme.

Dhe David Beckham , 47 vjeç, duket se tani po merr frymëzim nga djali i tij Romeo, 20 vjeç, teksa shfaqi flokët e tij bionde të sapo zbardhuara.

Ish-futbollisti pasqyroi pamjen e lojtarit të Inter Miami ndërsa ai hyri në Instagram për të festuar që ekipi i siguroi vendin në play -off të MLS.

David, i cili është bashkëpronar i Inter Miami ndërsa Romeo është nën kontratë me ekipin, po shkëlqente teksa iu bashkua një turme adhuruesish me djalin e tij.

Dyshja mund të shihej teksa bënin ‘selfie’ me tifozët pasi klubi rezervoi një vend në ‘play-off’ për herë të dytë në historinë e tyre katërvjeçare, me një fitore 4-1 ndaj rivalëve Orland City.

Romeo zbuloi pamjen e tij të guximshme në fillim të këtij viti, teksa doli me një prerje në formë trekëndëshi rreth pjesës së pasme të kokës.

Stili nuk është ndryshe nga ato të çuditshmet të favorizuara nga babai i tij gjatë lulëzimit të tij në futbolli, por tani duket se David po e merr frymëzimin e tij nga Romeo.

David reflektoi mbi ato që ai i konsideron si stilet e tij më të diskutueshme ndonjëherë në një bisedë të sinqertë për jetën e tij personale në qershor.

Ish-futbollisti tha se stili i tij ikonë shkaktoi më shumë telashe në vitin 2000 kur menaxheri i tij i atëhershëm i Manchester United, Alex Ferguson i tha që ta rruante kokën në dhomën e zhveshjes sapo e pa.

Sportisti gjithashtu kishte folur për zgjedhjet e tij të guximshme të modës ndër vite, duke këmbëngulur se zgjedhja e tij e veshjeve ka qenë gjithmonë e tija, pavarësisht se njerëzit mendonin se gruaja Victoria Beckham, 48, kishte një ndikim.

Familja Beckham ribashkohen në Paris për të ndjekur shfaqjen e Victorias pas thashethemeve për mosmarrëveshje mes tyre
Lexo po ashtu Familja Beckham ribashkohen në Paris për të ndjekur shfaqjen e Victorias pas thashethemeve për mosmarrëveshje mes tyre

“Gjithmonë e kam ndjerë se dukesha mirë. Shikoj prapa tani dhe nuk jam i sigurt, por gjithmonë kam ndjerë se kam veshur gjithmonë gjënë e duhur në atë kohë”, kishte deklaruar futbollisti.

“Për të qenë i sinqertë, njerëzit gjithmonë mendonin se Victoria kishte një ndikim të madh mbi atë që vishja, vendimet që merrja me modelin e flokëve apo tatuazhet, apo rrobat që kisha veshur. Thjesht më pëlqen moda. Më pëlqente të vishja gjëra të ndryshme, rroba të ndryshme dhe gjëra të tilla”, ishte shprehur Beckham. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori