LAJMI I FUNDIT:

Dave Mustaine diagnostikohet me kancer në fyt

Dave Mustaine diagnostikohet me kancer në fyt
Dave Mustaine (Foto: Brad Barket/Getty Images for NARAS/Guliver )

Kitaristi, vokalisti e njëherësh kompozitori i grupit amerikan, “Megadeth”, Dave Mustaine, ka njoftuar se po lufton me kancer të fytit.

Reklama

“Jam diagnostikuar me kancerin e fytit. Është diçka që duhet respektuar, por unë kam hasur në pengesa. Jam duke punuar ngushtë me mjekët e mi dhe ne kemi hartuar një plan trajtimi për të cilin ata mendojnë se ka një sukses prej 90 për qind. Trajtimi tashmë ka filluar. Për fat të keq, kjo kërkon anulimin e disa koncerteve këtë vit”, ka thënë ndër të tjerash artisti.

“Unë jam aq mirënjohës për të gjithë ekipin tim, familjen, mjekët dhe anëtarët e grupit. Do t’ju mbaj të informuar me postime”, thotë më tej Dave.

Dave Mustaine (Twitter)

Mustaine formoi grupin “Megadeth” në vitin 1983 pas largimit nga grupi “Metallica”, ku  ishte kitaristi i parë i bendit legjendar.

Rokeri ka deklaruar se grupi do të vazhdojë punën me albumin e suksesshëm “Dystopia”, me të cilin fituan ‘Grammy’ për performancën më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Magazina
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Don Xhoni publikon këngën e re

Don Xhoni publikon këngën e re "Ike", pjesë e klipit ish e dashura e tij ruse

Magazina
Oriola Marashi shfaqet provokuese gjatë realizimit të kampanjës së re për

Oriola Marashi shfaqet provokuese gjatë realizimit të kampanjës së re për "Guess"

Magazina
Dafina Zeqiri duket e mrekullueshme në imazhet e reja

Dafina Zeqiri duket e mrekullueshme në imazhet e reja

Magazina
Kalo në kategori