LAJMI I FUNDIT:

Data e lansimit të video-lojës Ghostwire Tokyo dhe specifikat e rekomanduara

Data e lansimit të video-lojës Ghostwire Tokyo dhe specifikat e rekomanduara

Ghostwire: Tokyo titulli më i fundit nga Tango Game Works po lansohet shumë shpejt gjatë këtij muaji.

Ghostwire: Tokyo është një video-lojë aksion-aventure e zhvilluar nga Tango Gameworks dhe e publikuar nga Bethesda Softworks.


Titulli është caktuar të dalë në mbarë botën më 25 mars 2022 për platformat PlayStation 5 dhe Microsoft Windows.

Video-loja duket e pabesueshme, për të thënë të paktën, pasi lojtarët janë të vendosur të eksplorojnë një vizion unik të kryeqytetit të Japonisë, Tokio, të përndjekur nga një prani e mbinatyrshme.


Kërkesat minimale për PC për ta luajtur video-lojën Ghostwire Tokyo:

Procesori: CORE I7 4770K @ 3.5GHZ ose AMD RYZEN 5 2600
RAM Memorie: 12 GB RAM
Grafika: NVIDIA GTX 1060 ose AMD RX 5500 XT (VRAM 6 ose më shumë)
DirectX: Version 12
Hapësirë ruajtëse: 20 GB hapësirë ​të lirë

Specifikimet e rekomanduara të Ghostwire Tokyo:

Procesori: CORE I7 6700 @ 3.4GHZ ose AMD RYZEN 5 2600
RAM Memorie: 16 GB RAM
Grafika: NVIDIA GTX 1080 ose AMD RX 5600 XT (VRAM 6 GB ose më shumë)
DirectX: Version 12
Hapësirë ruajtëse: 20 GB hapësirë ​të lirë


/Telegrafi/