LAJMI I FUNDIT:

DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

Departamenti Amerikan i Shtetit, është deklaruar sërish për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

DASH ka theksuar se të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë sulm terrorist duhet të sillen para drejtësisë.

Kështu ka deklaruar të martën zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel pasi është pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqi i cili kishte pranuar se ka qenë i përfshirë në sulmin në Banjskë.


“Ne kemi parë ato raporte, dhe nuk do të shkojmë para hetimeve. Ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe të planifikuar, dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha Patel.

Milan Radoiçiq të mërkurën është liruar nga autoritetet serbe. Atij është thënë se i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

Zëdhënësi i DASH-it më tej shtoi se “jemi thellësisht të shqetësuar për rritjen e tensioneve dhe dhunës së vazhdueshme në veri të Kosovës”.

Duke komentuar vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, Patel theksoi se kanë vërejtur disa tërheqje të forcave dhe pajisjeve ushtarake.

“Ne i kemi bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat  nga kufiri dhe të ulë tensionet gjithashtu. Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe pajisjeve përgjatë kufirit të Kosovës që nga 29 shtatori dhe presim që Serbia të vazhdojë hapat de-përshkallëzues, duke përfshirë tërheqjen e vazhdueshme të forcave deri në ose nën normat historike”, tha Patel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Lajme
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Lajme
Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Lajme
Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Lajme
Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Lajme
Kalo në kategori