LAJMI I FUNDIT:

‘Dardanët’ me njoftim për ndeshjen e Kosovës ndaj Burkina Fasos

‘Dardanët’ me njoftim për ndeshjen e Kosovës ndaj Burkina Fasos

Tifozët zyrtar të Përfaqësues së Kosovës, “Dardanët” kanë ardhur me një njoftim para ndeshjes miqësore ndaj Burkina Fasos këtë muaj.

Kosova do të luajë me 24 mars ndaj Burkina Fasos në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 18:00.


Ky takim do të jetë i pari për përzgjedhësin e ri, Alain Giresse, ndërsa tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet.

FFK njofton për datën kur nis shitja e biletave dhe çmimet e tyre për miqësoren Kosova – Burkina Faso
Lexo po ashtu FFK njofton për datën kur nis shitja e biletave dhe çmimet e tyre për miqësoren Kosova – Burkina Faso

Edhe Dardanët kanë njoftuar anëtarët e tyre në lidhje me biletat dhe gjithçka tjetër për këtë ndeshje.

Postimi pa ndërhyrje i Dardanëve

Me anë të këtij njoftimi dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë anëtarët e tifogrupit tonë nëpër qytete të ndryshme, që nga nesër fillon shpërndarja e biletave për ndeshjen ndaj Burkina Fasos, e cila zhvillohet të enjtën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dëshirojmë ta bëjmë të qartë që sasia e biletave që ne si tifogrup posedojmë është e kufizuar. Kësisoj, ju lusim për mirëkuptim paraprakisht, pavarësisht që e dimë se ka interesim të madh. Mirëpo, në çdo rast ju mund të pajiseni me bileta, duke i blerë ato online, me instruksionet që do t’i japë Federata e Futbollit të Kosovës. Ne i inkurajojmë të gjithë ata që ndihen dardanë, të sigurojnë bileta në lindje afër nesh, për ta krijuar një homogjenizim më të madh dhe një atmosferë më të përsosur.

Ne do të vendosemi te sektori i tribunave në lindje.

Përpara Kosovë!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori