LAJMI I FUNDIT:

Dardanët dhe koreografia e tyre janë gati për ndeshje ndaj Letonisë (Foto)

Dardanët dhe koreografia e tyre janë gati për ndeshje ndaj Letonisë (Foto)

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës të njohur si “Dardanët” kanë bërë gati të gjitha përgatitjet për ndeshje ndaj Letonisë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj sot (e hënë) një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së Letonisë.


Ky takim miqësor i Kosovës ndaj letonezëve do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Mitrovicës, Adem Jashari, dhe pritet të filloj nga ora 19:30.

Vokrri: Nuk ka emra konkretë për detyrën e trajnerit, me Matthaus kam pasur një bisedë miqësore (Video)
Lexo po ashtu Vokrri: Nuk ka emra konkretë për detyrën e trajnerit, me Matthaus kam pasur një bisedë miqësore (Video)

Në këtë ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër, Kosova do të ketë pas vete tifozët e saj “Dardanët”, të cilët si gjithmonë përkujdesen për motivimin e futbollistëve dhe atmosferën në ndeshje.

Dardanët, gjithmonë pas Kosovës!

Edhe në takim e sotëm, Dardanët kanë bërë të gjithë përgatitjet dhe janë gati për të elektrizuar stadiumin.

Dardanët kanë bërë edhe një koreografi me fanellat e futbollistëve, ku shumica e tyre kanë edhe emrat dhe numrat.

Vokrri: Prioritet është stadiumi në Prishtinë, për Stadiumin Nacional nuk vendos FFK-ja (Video)
Lexo po ashtu Vokrri: Prioritet është stadiumi në Prishtinë, për Stadiumin Nacional nuk vendos FFK-ja (Video)

“Gati për sonte. Forca Kosova”, kanë shkruar tifozët e Kosovës në profilin e tyre në Facebook.

Ndryshe, në këtë ndeshje, Kosova do të udhëhiqet nga trajneri Muharrem Sahiti, ndërsa disa futbollistë janë ftuar edhe nga Superliga e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori