LAJMI I FUNDIT:

Vokrri: Prioritet është stadiumi në Prishtinë, për Stadiumin Nacional nuk vendos FFK-ja (Video)

Vokrri: Prioritet është stadiumi në Prishtinë, për Stadiumin Nacional nuk vendos FFK-ja (Video)
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri

Sonte (e diel) në emisionin “Përballje”, prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është diskutuar për gjendjen në futbollin e Kosovës. I ftuar ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka folur për disa tema të ndryshme.

Fillimisht, në emision u debatua për premtimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për t’i ndihmuar FFK-së në finalizimin e stadiumit të Prishtinës.


“Një shtet dhe kryeqytet pa stadium është i mangët. Ne jemi takuar me kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Gashi, i kemi adresuar kërkesat tona dhe kemi premtime pasi prioritet i prioriteteve është stadiumi i Prishtinës”.

“Nevojitet një kontratë për punë shtesë dhe jemi në rrugë të mirë. Por, kemi nevojë për buxhet shtesë dhe kemi premtim nga kryeministri dhe ministri se ato do vijnë”.

Punimet në stadiumit e Prishtinës janë në fazën finale (Foto: Al Trade – Facebook)

“Deri në fund të marsit është afati i fundit, por mund të ketë tolerime. Në muajin qershor të 2018 mund të bëhet një ndeshje testuese”.

“Në situatën aktuale që jemi dhe me rishikim të buxhetit janë planifikuar mjetet dhe mendoj se gjasat janë reale që stadiumi të përfundohet në mars. Ka mbetur ndriçimi, pjesa e brendshme dhe disa punë të lehta”.

Siç duket edhe në fotografi punët e mëdha kanë përfunduar, mungojnë vetëm disa gjëra të vogla në brendësi të stadiumit (Foto: Al Trade – Facebook)

“Para disa ditësh me një zyrtar të UEFA-s kemi vizituar stadiumin dhe ai na tha se punën janë duke shkuar mirë dhe kështu ne nuk do kemi asnjë problem për certifikimin e tij”, tha Vokrri.

Stadiumi Nacional, në Bërnicë apo Drenas? Ne si FFK kur na është thënë që stadiumi do të ndërtohet në Bërnicë, kemi dalë dhe kemi vizuar terrenin, por ne nuk jemi ekspertë dhe ne nuk kemi të tillë”.

Vokrri: Nuk ka emra konkretë për detyrën e trajnerit, me Matthaus kam pasur një bisedë miqësore (Video)
Lexo po ashtu Vokrri: Nuk ka emra konkretë për detyrën e trajnerit, me Matthaus kam pasur një bisedë miqësore (Video)

“Ne nuk vendosim, pavarsisht konsultimeve dhe informatave. Kjo u takon ekspertëve të fushë, ata duhet të vendosin. Kjo nuk duhet të polimizohet pasi stadiumi është interes i të gjithëve”.

“Jemi në fazën fillestare, ndoshta as fillestare. Por, rikthehem se prioritet është stadiumi në Prishtinë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori