LAJMI I FUNDIT:

Danimarka dhe Holanda lëshuan pe për Maqedoninë e Veriut

Danimarka dhe Holanda lëshuan pe për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin tema kryesore e mbledhjes së djeshme të Këshillit Evropian.

Aty ku çështja e hapjes së negociatave me të dyja shtetet mori vëmendjen dhe shumica e diskutimeve mbrëmë vonë kishin të bënin me saktësi nëse do t’i jepnin dritë të gjelbër njërit vend, të dyja ose asnjërës, informon “Politiko”.


Sidoqoftë, siç u bë e qartë gjatë bisedimeve se Presidenti Francez Macron nuk po ndryshonte qëndrimin e tij dhe kundërshtoi zgjerimin, ideja e ndarjes së dy shteteve ishte në tryezë. Por, megjithëse ishin shpërndarë informacione të mëparshme se Kancelarja gjermane Merkel do të pajtohej për një skenar të tillë, në fund ajo së bashku me Macron dhe Kryeministrin italian Giuseppe Conte, kundërshtuan ndarjen e dy shteteve, ndërsa Holanda dhe Danimarka ishin në favor të hapjes së negociatave, por vetëm me Maqedoninë. “Politiko” informon se kryeministri Holandez, Mark Rute mbështeti propozimin si një kompromis për të dalë nga bllokimi.

Pas një pauzë të shkurtër vonë në natën e dhënë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, “Politiko” shkruan se Macron dhe Merkel kanë arritur një propozim të përbashkët, i cili në thelb parashikon vonimin e vendimit për një datë bisedimesh për vitin e ardhshëm. Por propozimi u prit me një kundërshtim të fortë nga kryeministri slloven, Marjan Jarec, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat dhe homologu i tyre bullgar, Bojko Borisov. Si një arsye për rezistencën, të tre udhëheqësit argumentuan se një vendim i tillë i këshillit do të dërgonte një mesazh të keq për të dyja shtetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori