LAJMI I FUNDIT:

Daniela Arroyo bën histori në Porto Riko: Gruaja e parë transgjinore që konkurron për “Miss Universe”

Daniela Arroyo bën histori në Porto Riko: Gruaja e parë transgjinore që konkurron për “Miss Universe”
Foto: Instagram

Daniela Victoria Arroyo Gonzalez ka bërë histori pasi u bë gruaja e parë transgjinore që u zgjodh për të marrë pjesë në “Miss Universe Puerto Rico”.

Llogaria zyrtare e konkursit shpalli të gjithë kandidatët në Instagram, duke vendosur një paragraf të shkurtër profili për secilin pjesëmarrës.


“Ajo dëshiron të jetojë në një shoqëri më pak të polarizuar, ku dallimet mund të vlerësohen dhe përqafohen si diçka pozitive që bashkon, në vend të diçkaje që ndan”, lexohet në profilin e Arroyo.

E reja do të konkurrojë me kandidatet e tjera për çmimin” Miss Universe Puerto Rico” në përpjekjen e saj për të pasuar fituesen e edicionit të kaluar, Ashley Ann Carino Barreto.

Kushdo që fiton këtë vit do të përfaqësojë Puerto Rikon në “Miss Universe 2023” që do të mbahet në El Salvador.

“Duke ndjekur me shumë besim intuitën time dhe duke thënë se ky është një fillim”, shkroi Arroyo në rrjetet sociale.

“Unë besoj në zemrën time dhe në atë që universi ka shkruar për mua”.

“E kam ndjerë mbështetjen tuaj dhe e di që emocionet tuaja janë po aq të forta sa të miat. Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë tuaj të pakushtëzuar”.

Personi i parë trans që mori pjesë në “Miss Universe” ishte Angela Ponce, e cila përfaqësoi Spanjën në “Miss Universe 2018”. Ajo nuk u kualifikua në gjysmëfinale të kompeticionit, por arriti të bënte histori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori